
Tragjedi në Zvicër, në kantonin e Valais, ku humbi jetën një shtetas zviceran 72-vjeçar me banim në kantonin e San Gallen.
Ngjarja u shënua pasditen e së martës së 16 gushtit, ku në qendrën operative të Forcave Ajrore Zvicerane mbërriti një raportim për zhdukjen e një avioni, i gjetur pak orë më vonë në një lartësi prej 3280 metrash, i përplasur në akullnajën Gietro. Në mjetin fluturues, ndodhej vetëm piloti.
Aeroplani ishte nisur nga aeroporti Bad Ragaz, një komunë në kantonin e San Gallen, ndërkohë që u përplas në rrethana të paqarta.
Hetimet e Shërbimit Hetimor të Sigurisë Zvicerane dhe policisë kantonale të Valais janë duke hetuar, për të kuptuar rrethanat e ngjarjes.



