Koçia: Aksioni për lirimin e hapësirave publike domosdoshmëri. Saranda problem parkimin dhe furnizimin me ujë (VIDEO)

Koçia: Aksioni për lirimin e hapësirave publike domosdoshmëri. Saranda problem parkimin dhe furnizimin me ujë (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak Sarandë, Vesel Koçia e cilëson si domosdoshmëri aksionin e nisur nga Kryeministri Edi Rama në Vlorë për lirimin e hapësirave publike.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Saranda ka problem parkimin si dhe furnizimin me ujë.

Shqetësuese Koçia cilëson situatën e mjeteve lundruese, veçanërisht në zonën e Ksamilit, për shkak të trysnisë që ndjejnë pushuesit. 

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është domosdoshmëri dhe duhet të jetë diçka e përhershme dhe jo sezonale. Pas urdhrit të Kryeministrit edhe bashkia Sarandë ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Hapësira është elementi më demokratik i njeriut. Nisma për lirimin e hapësirave publike duhet të vazhdojë deri në fund të sezonit. 

Problemi i parkimeve është problemi më i madh i këtij qyteti që ka qenë dhe mbetet gangrenë. Problemi i furnizimit me ujë nuk ka gjetur zgjidhje. Kemi lagje të tëra në Sarandë që nuk furnizohen me ujë. Nuk është normale për një qytet turistik. 

Përpara se të merremi me rregullimin e fasadave të qyteteve është me rëndësi furnizimi me ujë 24 orë. Ministria përkatëse duhet të marrë masat që zonat turistike të furnizohet me ujë. Si mund të zhvillohet turizmi kur uji vjen me orare të kufizuara dhe nëpër rrugë sheh botet që furnizojnë bizneset. 

Gjithashtu situata e mjeteve lundruese është shumë e rënduar këtë vit, sidomos në Ksamil ku janë shtuar ndjeshëm mjetet lundruese, duket si port jahtesh. Pushuesit janë nën presionin e mjeteve lundruese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy