Cakaj përpara votimit të Këshillit Europian: Ka ardhur koha të hapen negociatat

Cakaj përpara votimit të Këshillit Europian: Ka ardhur koha të hapen negociatat

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka deklaruar sot se ka ardhur koha të hapen negociatat.

Pak para votimit të raportit të Këshillit Europian nga shtetet anëtare, për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka reaguar duke u shprehur se, “Shqipëria ka përmbushur plotësisht të gjitha kushtet për të përparuar më tej në rrugën evropiane, ka luajtur një rol shumë konstruktiv në rajon dhe vazhdimisht ka qenë e palëkundur në lartësimin e vlerave evropiane”, shkruan Cakaj.

Ndër të tjera, Ministri në detyrë Cakaj është shprehur se pret që shtetet anëtare të vlerësojnë progresin e pamohueshëm të vendit tonë, duke vendosur hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Ka ardhur koha që bisedimet të hapen – kjo është thelbësore për të thelluar momentin e reformës dhe forcimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor”, përfundon ministri Caka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy