Përmbysje spektakolare me shtatë gola, Lushnja triumfon ndaj Vorës

Përmbysje spektakolare me shtatë gola, Lushnja triumfon ndaj Vorës

Lushnja mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me shifrat 4-3 Vorën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë e Parë.

Triumf me përmbysje për lagunarët, që e panë veten shpejt në disavantazh të dy golave. Raboshta në minutën e 17-të dhe Qardaku në minutën e 21-të, i dhanë avantazhin Vorës, duke krijuar iluzion se do të ishte një fitore e lehtë.

Lushnja nuk u dorëzua dhe reagoi mirë, duke krijuar disa raste për shënim. Canka ngushtoi diferencat në fundin e pjesës së parë, ndërsa fraksioni i dytë, nisi vendasit në sulm.

Në minutën e 59-të, Preknicaj, barazoi shifrat, ndërsa në të 75-ën, Canka përmbysi rezultatin në favor të Lushnjës.

7 minuta më vonë, Leroux, shënoi edhe të katërtin për skuadrën e Maganit, ndërsa goli i Xhrbrahimit në fundin e ndeshjes, kishte vetëm vlerë statistikore për Vorën.

Me këtë fitore, Lushnja mban vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e katërt me 45 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy