
Studiuesi Adrian Shtuni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV se fakti që SHBA-të votuan kundër rezolutës që u miratua dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tregon një ndryshim kursi në qasjen me luftën e Ukrainës.
Duke vijuar Shtuni tha se është një qasje deri diku më neutrale, të paktën kështu po interpretohet dhe kjo duket se është pjesë e përllogaritjeve të administratës aktuale për pozicionim më të njëanshëm sa i përket negociatave që po përflitet se do të mbahen për t’i dhënë fund luftës
Sa i përket rezolutave, ishin 2 rezoluta dje që u miratuan. Njëra u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe tjetra në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ajo që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme dënonte luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Fakti që SHBA-të votuan kundër, përbën një ndryshim kursi nga SHBA-të në qasjen me këtë luftë që është një qasje deri diku më neutrale, të paktën kështu po interpretohet dhe kjo duket se është pjesë e përllogaritjeve të administratës aktuale për pozicionim më të njëanshëm sa i përket negociatave që po përflitet se do të mbahen për t’i dhënë fund luftës, për të gjetur një formulë paqeje.
Si e shoh unë, qasja e administratës Trump është për t’u pozicionuar gjatë negociatave që po mundohet të bëjë, në mënyrë që Rusia të jetë e gatshme të ulet në tavolinë dhe të mos ndihet e vendosur me shpatulla pas murit.



