Kroacia bëhet pjesë e Eurozonës

Kroacia bëhet pjesë e Eurozonës

Ministrat e Financave të BE-së dhanë sot miratimin përfundimtar për anëtarësimin e Kroacisë në eurozonë, duke i mundësuar asaj të miratojë përdorimin e monedhës së përbashkët nga janari 2023 e në vazhdim.

Fakti që Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i zonës së Bashkimit Monetar Evropian është gjithashtu një sinjal i qartë se integrimi evropian është në vazhdimësi, pavarësisht të gjitha sfidave me të cilat po përballemi”, tha Zdravko Marić, ministri kroat i Financave në largim.

Formalitetet e sotme plotësojnë procedurën shumëvjeçare të anëtarësimit, e cila kërkon që vendet të respektojnë një sërë kriteresh si çmimi, kursi i këmbimit dhe stabiliteti i normave të interesit, si dhe disiplina buxhetore dhe ndalimi i financimit monetar.

Kroacia do të fitojë gjithashtu një vend në tryezën e Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane -- si vëzhguese nga shtatori e tutje dhe si një anëtare me të drejta të plota në janar.

“Është një klub i mrekullueshëm, por kërkon angazhim, përkushtim dhe respektim të vazhdueshëm të rregullave dhe ne e dimë se mund të presim jo më pak nga Kroacia”, tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy