
Pesë murgj janë plagosur, një prej tyre rëndë, pasi u mbajtën peng në një kishë në Vjenë. Policia autriake ka nisur një operacion të gjerë nga toka dhe ajri, për të kapur dy autorët e dyshuar, të cilët ia dolën të arratisen.
Sipas policisë së Vjenës, disa prej murgjve janë mbajtur të lidhur në kishë. Sipas policisë, njëriprej autorëve ka qenë i armatosur.
Ata kanë hyrë në kishë rreth orës 13:30 me orën lokale dhe kanë dhunuar një prej murgjve të kishës Maria Immaculata. Por kur të tjerët i kanë shkuar në ndihmë, autorët e sulmit i kanë lidhur.
Një prej murgjve tha se autori ishte rreth 180 i gjatë, me flokë të errët dhe theks gjerman. Policia e ka përjashtuar pistën e terrorizmit. Ka disa dyshime se sulmi mund të ketë pasur motiv grabitjen.



