
SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dokumente të klasifikuara që lidhen me ngjarjet e 21 Janarit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë çështje.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi se dorëzimi i këtyre materialeve është në diskrecionin e Kuvendit. Sipas saj, dokumentet e kërkuara lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 Janarit.
SPAK ka kërkuar dokumenta që mbahen në arkivin e Kuvendit dhe janë sekret. Ka të bëjë me vëzhgime apo përgjime, që lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit. Shkresa është “tepër sekret”. Kuvendi do ta kthejë po kështu, me logon "tepër sekret", pasi preket siguria kombëtare.
Hetuesit kanë vlerësuar se janë shumë të rëndësishme për procesin, për të kuptuar si u organizua protesta, a kishin orientime për akte dhune, dhe çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë që u qëllua në drejtim të protestuesve.
Mund të ndodhë që Kuvendi nuk i deklasifikon, i takon Kuvendit nëse ia vë në dispozicion prokurorisë.



