
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia shkëmbyen sot të burgosur në Turqi. Ish-marinsi amerikan Trevor Reed u lirua në këmbim të pilotit rus Konstantin Yaroshenko.
Sot, ne mirëpresim në shtëpi Trevor Reed dhe festojmë kthimin e tij në familjen që i kishte munguar shumë.
Kështu deklaroi Presidenti amerikan Joe Biden, duke vënë në dukje shqetësimet për shëndetin e 30-vjeçarit.
Reed, nga Teksasi, ishte rrugës për t’u ribashkuar me familjen e tij në SHBA, thanë zyrtarë të lartë të administratës Biden, pas shkëmbimit që u zhvillua në Turqi.
Në vitin 2019, Reed u dënua në Rusi për rrezikimin e jetës së dy oficerëve të policisë teksa ishte në gjendje të dehur, gjatë një vizite në Moskë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur gjyqin e tij një “teatër absurdi”.
Zyrtarët amerikanë thanë se Biden ia zbuti dënimin Yaroshenko, një pilot rus, i cili u arrestua nga forcat speciale amerikane në Liberi në vitin 2010 dhe u dënua për konspiracion dhe kontrabandë kokainë në SHBA.
Rusia kishte propozuar një shkëmbim të burgosurish për Yaroshenkon në korrik 2019 në këmbim të lirimit të çdo amerikani.



