Padia për aferën e Eco-Parkut/ Kume: PD akuzon Ramën, Denajn dhe Zoton për zhdukjen e 12.5 milionë eurove (VIDEO)

Padia për aferën e Eco-Parkut/ Kume: PD akuzon Ramën, Denajn dhe Zoton për zhdukjen e 12.5 milionë eurove (VIDEO)

Pas denoncimeve të vazhdueshme PD ka depozituar në SPAK padinë për Eco-Parkun ku akuzon Edi Ramën, Anila Denajn, Klodian Zoton, shoferin e  tij dhe administratorin e Victoria Invest dhe Denaro SRL për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Gazetari Mariglen Kume tregoi përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN Tv se në cilat pika e mbështet PD padinë e saj.

Në maj të 2019, kryeministri Rama deklaroi se do mbyllej landfilli i Durrësit dhe se do kishe projekt për rehabilitimin e tij, dy muaj më pas ndodh tenderimi me vlerën limit 19 milionë euro.

Ky tender do të anulohej në nëntor me justifikimin për shkak se ndryshuan prioritetet e pagesave për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas opozitës qëllimi nuk ka qenë tërmeti, pasi po në dhjetor qeveria vendos të japë tenderin për rehabilitimin e landfillit përmes një marrëveshjeje, jo me garë. Me një marrëveshje i jepet kompanisë Victoria Invest dhe Denaro SRL me vlerën 19 milionë euro.

Kompanitë që morën tenderin pa garë ia japin një nënkontraktori, shoferit të Klodian Zotos për vlerën 6.5 milionë euro dhe 12.5 milionë euro nuk dihet ku kanë shkuar. Dhe për këtë fakt akuzohet Rama dhe Denaj.

Fakte të tjera sipas opozitës që tregojnë pas kësaj gjëje është Rama janë se 2 muaj para se Rama të përmendte publikisht që kishte një projekt për Eco-Parkun, kompania e Zotos kontraktor një kompani që bën projekte, ku përfshihet dhe vajza e bashkëshortes së kryeministrit Rama për të bërë në projekt për Eco-parkun sipas kritereve të specifikuara dhe në tender.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy