Gazetari Mariglen Kume zbuloi për MCN Live disa detaje nga protesta që PD do të mbajë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, ku do të protestohet kundër korrupsionit, kundër ligjit për barazinë gjinore dhe të drejtat e opozitës në Kuvend.
“Një pjesë e protestuesve që do të protestojnë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, do të mblidhen fillimisht në selinë e PD, ku së bashku me kryetarin Berisha dhe një pjesë të deputetëve do të bëjnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të ketë folës, ligjvënës, Berisha dhe qytetarë të ndryshëm. Nuk përjashtohet shprehja e revoltës me mjete të ngjashme siç ndodhi në Bashki, ku s’përjashtohen godita e Kryeministrisë me vezë, domate, apo mjete piroteknike. Kjo protestë do të përsëritet çdo javë sa herë të ketë seanca plenare".



