GJEDNJ dënon Rusinë për neglizhencën e denoncimeve të një gruaje të dhunuar nga ish-i dashuri

GJEDNJ dënon Rusinë për neglizhencën e denoncimeve të një gruaje të dhunuar nga ish-i dashuri

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) i ka dhënë të drejtë një shtetaseje ruse, në çështjen përballë shtetit, lidhur me mungesën e reagimit të policisë pas denoncimit të dhunës në familje. Rasti në fjalë ka protagoniste Valeria Volodina-n, e cila ka denoncuar në polici dhunën dhe kërcënimet e ish të dashurit.

Gruaja e ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në qershor të vitit 2017. Në padi, ajo denoncon dhunën e rëndë dhe kërcënimet me vdekje nga ish-i dashuri, që janë injoruar nga policia në Ulyanovsk.

Kjo e fundit, në fillim të vitit 2018, ngriti një akuzë për shkelje të privatësisë së Valeria Volodina, pasi ish-i dashuri i publikoi asaj fotografi intime. Por hetimet nuk përfunduan kurrë në gjykatë. Duke u frikësuar për sigurinë e saj, Volodina ndryshoi emrin e saj dhe u arratis nga Rusia.

Në vendimin e saj GJEDNJ konkludon se autoritetet ruse i kanë shkelur të drejtat Valeria Volodinas, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e ndalon torturën dhe "trajtimin çnjerëzor ose degradues", si dhe diskriminimin. Në vendim thuhes se shteti rus duhet t’i paguajë asaj 20 000 euro si kompensim dhe 5 875 euro për të mbuluar shpenzimet e saj gjyqësore.

Sipas agjencisë shtetërore të statistikave në Rusisë, gjatë vitit 2016,  të paktën16 milionë gra kanë qenë viktimë e dhunës në familje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy