Kurti në Uashington: “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme ushtarake e SHBA

Kurti në Uashington: “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme ushtarake e SHBA

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me kongresmenin amerikan Mondaire Jones në Washington, ka kërkuar që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake SHBA-ve. Kryeministria bën me dije se Kurti dhe Jones kanë diskutuar për sigurinë në Evropë pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që ndikimi rus në Ballkan paraqet për paqen e stabilitetin në rajon.

“Kryeministri Kurti vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe theksoi nevojën për demilitarizimin e brezit tokësor disakilometërsh rreth kufirit të Kosovës, ku Serbia ka vendosur gjithsej 48 baza operuese ofensive (28 baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë)”, thuhet në njoftim.

“Kurti njoftoi kongresistin Jones për përpjekjet dhe angazhimin për të tërhequr investime, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara në Kosovë”, vijon njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy