Kasaphana në Gaza duhet të marrë fund.
Kështu tha sot shefi i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pasi forcat izraelite bastisën spitalin më të madh në territorin palestinez.
"Ndërsa masakra në Gaza arrin nivele të reja tmerri çdo ditë, bota vazhdon të shikojë e tronditur ndërsa spitalet janë në shënjestër, foshnjat e lindura para kohe vdesin dhe një popullsi e tërë privohet nga mjetet bazë të mbijetesës.
Nuk mund të lejohet që kjo të vazhdojë”, tha Griffiths në një deklaratë.



