Rikthimi i masave të rrepta/ I vihet flaka hyrjes së Institutit të Shëndetit Publik në Romë

Rikthimi i masave të rrepta/ I vihet flaka hyrjes së Institutit të Shëndetit Publik në Romë

Derës së Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë iu vu flakë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00. Pasi iu hodh benzinë, nga persona ende të paidentifikuar, më pas iu vu flaka.

Dera u dëmtua nga flakët dhe tymi pushtoi sallën e Institutit, ndërkohë që punonjësit kishin pak kohë që ishin larguar ndërsa në godinë ndodheshin vetëm rojtarët. Dëmi ishte i vogël dhe nuk pati të lënduar.

alternate text

Imazhet e kamerave të rrugëve përreth Institutit janë marrë nga policia, ndërsa vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe arsyet. Për momentin, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë.

“Aktet frikësuese kundër Institutit janë të papranueshme. Mbështetja dhe mirënjohja ime e plotë për punën e jashtëzakonshme të bërë çdo ditë nga burrat dhe gratë e ISS në shërbim të vendit. Armiku është virusi, jo ata që punojnë për t’i luftuar ata", shkroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në FB.

Presidenti i Institutit Silvio Brusaferro reagoi: “Përveç sistemeve të mbikëqyrjes dhe alarmit tashmë të vendosura, ne i rekomandojmë të gjithëve vëmendjen dhe vigjilencën më të madhe".

Një nga arsyet e këtij vendimi dyshohet se është fakti se nga kjo e hënë do të rikthehet izolimi i rreptë për shkak të Covid-19 dhe e gjithë Italia bëhet sërish zonë e kuqe dhe portokalli.

Burimi: ANSA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy