Akuzat e PD për fluturimin me charter për në Francë/ Reagon Rama: Në Paris isha për punë

Akuzat e PD për fluturimin me charter për në Francë/ Reagon Rama: Në Paris isha për punë

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha që prej ditës së djeshme për një vizitë të kreut të qeverisë në Paris.

Rama thotë se është kthyer që pardje në Shqipëri dhe se ka qenë thjesht për një pasdite, në ‘një vizitë informale të nivelit të lartë’.

Mandej, kryeministri teksa ‘i bie tërthorazi’ reformëz zgjedhore, kujton se ushtria është angazhuar për aksionet e pastrimit.

“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”, shkruan Rama në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy