
Franca është në gjendje alarmi, pasi reshjet e shumta të 24 orëve të fundit kanë sjellë edhe fryrjen e lumenjve.
Autoritetet vendase kanë dhënë alarmin se lumenjtë si Sena, Marna dhe disa të tjerë kryesorë të Francës janë fryrë dhe kërcënojnë jetën e banorëve.
Qytetarët në kryeqytetin francezë janë paralajmëruar, pasi Sena i ka kaluar 6 metra lartësi, ndërsa forcat e ushtrisë po ndihmojnë njerëzit të evakuohen nga qendrat e përmbytura, si Villeneuve-Saint-Georges.
Autoritetet thanë se lumi mund të kalonte nivelin prej 6.10 metra të vitit 2016, më i larti në më shumë se një shekull dhe katër metra mbi lartësinë e tij normale.
Pesë stacione të hekurudhës si dhe metroja rajonale që kalon mes për mes kryeqytetin francez duke kaluar pranë Kullës Eifel, janë mbyllur për të parandaluar më të keqen. Muzeu i Luvrit dhe Orsay, ashtu si në 2016, i kanë spostuar veprat e tyre në katet më të larta të ndërtesës për ti ruajtur në rast përmbytjeje.
Ndërsa Kulla Eifel duket sikur lundron mbi uji pasi mediat kanë publikuar pamje të Paisit i cili sa vjen dhe pushtohet nga uji.



