Zbulimi i ri për njerëzit që e kanë kaluar Covid!

Zbulimi i ri për njerëzit që e kanë kaluar Covid!

Njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin janë po aq të mbrojtur nga ri-infektimi sa ata që bëjnë vaksinën COVID-19, sipas studimit të fundit.

Gjetjet paraprake nga shkencëtarët e Institutit britanik të Shëndetit Publik (PHE) treguan se ri-infeksionet tek njerëzit që kanë antitrupa COVID-19 janë të rralla, ndërsa ekspertët identifikuan 44 ri-infektime të mundshme mes 6,614 pjesëmarrësve të përfshirë në studim.

Por ekspertët paralajmërojnë se, numër i vogël i njerëzve me antitrupa mund të jenë akoma në gjendje ta mbajnë dhe transmetojnë virusin. Zbulimet nënkuptojnë se njerëzit që u infektuan në valën e parë të pandemisë (në muajt e parë të vitit 2020) tani mund të preken sërish nga Covid.

Ata gjithashtu paralajmëruan se njerëzit me të ashtuquajturin "imunitet natyror", të fituar përmes infektimit - mund të jenë akoma në gjendje të mbajnë koronavirusin në hundë dhe në fyt dhe mund ta transmetojnë atë.

Në një përpjekje për të vërtetuar nëse kalimi i virusit i mbron njerëzit nga riinfektimi - zbuluan që antitrupat ofrojnë një normë mbrojtje prej 83% kundër ri-infektimit, krahasuar me njerëzit që nuk e kanë kaluar sëmundje më parë. Ky imunitet duket se zgjatë të paktën pesë muaj, thuhet në raport.

Studimi, i cili ende nuk është shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë, tregon se kjo mbrojtje zgjat të paktën pesë muaj dhe është në një nivel pak më poshtë e ofruar se nga vaksinat Pfizer-BioNTech (95%) dhe Moderna (94%) dhe dukshëm mbi atë të vaksinës të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca (62%), megjithëse prodhuesit nuk e dinë për sa kohë zgjat ky imunitet.

Studimi do të vazhdojë të ndjekë pjesëmarrësit për 12 muaj të tjerë për të përcaktuar "sa kohë mund të zgjasë çdo imunitet, efektivitetin e vaksinave dhe deri në çfarë mase njerëzit me imunitet janë në gjendje të mbajnë dhe transmetojnë virusin", si dhe të hetojë variantin e ri të koronavirusit që po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi Forbes

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy