Nano: SHBA sheh Ramën si partner, Basha ka zhgënjyer disa herë (VIDEO)

Nano: SHBA sheh Ramën si partner, Basha ka zhgënjyer disa herë (VIDEO)

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e cilëson të stisur përplasjen në distancë që ambasadorja amerikane dhe kryeministri Rama patën në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë në 25 prill.

Në studion e MCN TV, Nano tha se SHBA vijon ta shohë Ramën si partner, pasi nuk ka opsion më të mirë. Kjo sepse, sipas Nanos, Basha ka krijuar zhgënjim me dorëzimin e mandateve.

Debati i stisur më duket. Nuk kam parë konflikt mes të dyve. Lidhur me ndonjë preferencë të administratës amerikane ndaj Ramës, nuk e di. Besoj se ata shohin te Rama një partner të denjë në Shqipëri. Basha i ka zhgënjyer shumë herë”, tha Nano.

Ai shtoi se europianët kanë të njëjtën qasje ndaj Bashës.

I ka zhgënjyer edhe me staturën, edhe me dobësinë. Është një lider i dobët, që nuk premton shumë”, tha ai.

Nano tha se Basha nuk ka arritur t’i japë partisë fytyrën e vet.

Ai ka marrë një parti të gatshme. Nuk e ka fituar. Edhe pasi e mori, nuk ka kurajo të ndërtojë një parti të vetën. Shikoni ata që ka caktuar në krye të fushatës, janë të gjithë njerëz të Berishës. Në momentin që erdhi, ai duhej të thoshte që epoka e Berishës ka mbaruar. Nuk e tha kurrë, sepse as e çon nëpër mendje një gjë të tillë. Këtë sepse është i dobët”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy