
Eurodeputeti Fredi Beleri fitues i bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 majit për të cilat nuk u betua asnjëherë, ka reaguar lidhur me problematikën për kartat e identitetit të skaduara të cilën e ka konsideruar një skemë të qeverisë për të mos lejuar qytetarët në Himarë të votojnë.
Ai tha se është qeveria ajo që nuk po lejon 6 mijë qytetarët himarjotë për të votuar, ndërsa i bënë thirrje që të marri masat dhe të garantojë që votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Këto zgjedhje kanë filluar në mënyrë tëq paligjshme, me një vendim të KQZ-së të paligjshëm, që është ankimuar nga PBDNj dhe ditën e sotme do të depozitohet dhe ankimi im, me një dekret të paligjshëm të nxjerrë në kushtet e emergjencës nga Presidenti, sikur të punonte në Kryeministri, dhe Paligjshmëria po vazhdon!!
Është rasti që qeveria të veprojë, në këto zgjedhje më shumë se herë të tjera sepse nuk është faji i votuesve që nuk kanë rinovuar kartat. Koha ishte shumë e shkurtër, në datën 5 korrik u dekretuan zgjedhjet, të premte pas orës 16.
Koha për votuesit ishte shumë e shkurtër të rinovonin kartat e identitetit, kur edhe e-albania më shumë nuk ka punuar këtë periudhë. Qeveria duhet të marri masat të garantojë që votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Nuk ka asnjë pengesë, nuk kërkon logjistikë, nuk ka kosto, siç nuk ka patur pengesa zgjedhje të kaluara.
Të gjithë ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet të tregojë që nuk po manipulon vullnetin e zgjedhësve, që transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste në Himarë nuk ka qenë taktikë e qeverisë, që moslejimi si asnjëherë më parë i votuesve me karta të skaduara nuk bëhet me qëllim.
Qeveria të paktën të ruajë fasadën, siç e ka ruajtur deri tani, se ka përdorur institucionet “e pavarura”, të duket sikur nuk po përdor çdo mjet që t`i manipulojë këto zgjedhje! U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi, Rezistoni! Mos u largoni nga qendrat e votimit! Mos u trembni! Votoni! Votoni! Votoni!



