"Lufta" për selinë e PD, Vreto: Berisha pati kohë të konkurrojë, vendimi pas përjashtimit jo në interes të demokratëve (VIDEO)

"Lufta" për selinë e PD, Vreto: Berisha pati kohë të konkurrojë, vendimi pas përjashtimit jo në interes të demokratëve (VIDEO)

Sipas ultimatumit të vendosur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të lërë sot selinë.

Por nga Basha dhe mbështetësit e tij nuk duket të ketë shenja tërheqjeje. Bujar Vreto, kryetar i degës së Partisë Demokratike të Librazhdit, i cili është rreshtuar në krah Bashaës tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV se Berisha pati kohë të konkurrojë përballë Bashës dhe nuk e bëri ndërkohë që shtoi se vendimi pas përjashtimit nuk është në interes të demokratëve.

Lidhur me votimin në konkresin e thirrur nga Berisha, Vreto tha si kryetar i PD në Librazhd se jep dorëheqjen nëse aty kanë qenë 450 votues, ndërkohë që këmbënguli se nuk kanë qenë më shumë se 100 persona.

Intervista:

Zoti Vreto, pamë që zoti Basha ka blinduar selinë. Për kë po i mbyll dyert zoti Basha, ata që kanë paralajmëruar protestë janë anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike?

Vreto: Sot me trishtim të thellë shikoj përballë selisë së PD që të ashtuquajturit nismëtarë të cilët përveçse i shkaktuan dëm të madh PD, pasi me veprimet apo mosveprimet krijuan dualizëm të thellë që nga qendra deri në baze duke bërë që kjo forcë politike të mos dilte në dimensionet e saj dhe të ishte alternativë e denjë. Jo se nuk donin një pjesë e madhe e demokratëve.

Është Basha ai që e lë në opozitë PD-në..

Vreto: Ka qenë një dualizëm nga qendra në bazë. Vërtetë u dha dorëheqja nga Berisha, por defakto asnjëherë nuk është dhënë dorëheqja, ai ka qenë aty. Jam dyshues që Basha që ka besuar te Berisha. Po të shikojmë sot këtë grup të formatuar në 2021 janë persona të vendosur nga ai. Kur u vendosën kryetarët e qarqeve u trishtova, në Gjirokastër, Korçë, aty kuptova që PD e kishte të vështirë të vinte në pushtet. PD duhej të ishte rigjeneruar nga brenda, me gjithë ato gjëma që i solli rilindja këtij vendi.

Kjo përplasje që po ndodh është vetëm një luftë për selinë e Partisë Demokratike. Mund të shmangej kjo situatë me një votëbesim të zotit Basha?

Vreto: Në datën 17 maj Berisha u shpall non grata dhe kjo na dha një goditje të madhe. Ai doli në një konferencë ku nuk pranoi non gratën, por kërkoi edhe ardhjen në krye të PD. Berisha e pati kohën për të konkurruar dhe nëse anëtarët e PD do ti jepnin votën ai do drejtonte edhe pse unë s’do isha dakord. Ai mori vendimin pas përjashtimit nga PD. Kjo nuk ishte në interes të demokratëve që ai të konkurronte, aq më tepër komisioni i rithemelimit.

Zoti Vreto si e lexoni ju votën kundër zotit Basha të 43 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike. Duhet të kishte reflektuar zoti Basha?

Vreto: Unë jam kryetar i PD në Librazhd dhe ne ishim në kuvendin zyrtar të PD. Pashë një procesverbal të të ashtuquajturve votues. Nëse ata vendosin listën përballë meje unë jap dorëheqjen nëse aty kanë qenë 450 votues. Librazhdi ka 572 anëtarë. Nuk kanë votuar më shumë se 100 persona. Por nuk do të thotë se nuk ka problem brenda PD. Edhe ato që kanë votuar dhe mendojnë se Berisha mund të sjellë PD në pushtet nuk janë më shumë se 25 mijë. Më e keqja e gjithë kësaj lëvizje është se të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve janë ulur në rreshtat e parë të foltoreve dhe nga ata duhet të ndahemi përgjithmonë. Duhet të japin llogari për dëmin që i kanë shkaktuar shqiptarëve.

Mendoni se kjo luftë po zhvillohet mes dy personave?

Vreto: Nuk besoj, por dogmat e tyre ne i kemi besuar dhe kjo na ka bërë të jemi në këtë situatë që jemi sot. Ata kanë luajtur me emocionet e demokratëve por ti kthehen integritetit. Ata i patën të gjitha mundësitë dhe nuk bënë asgjë. Kushto që ka marrë pushtetin ata kanë shkuar me ta dhe paratë kanë shkuar në duarve të tyre. Është për të ardhur keq që 80% e popullit është në gjendje të mjerueshme ekonomike.

Besoni dhe ju atë që e thonë shumë mbështetës të zotit Basha se ai është i vetmi që mund të rrëzojë Edi Ramën?

Vreto: Kam bindje të plotë se Basha do bëjë një punë të madhe që demokratët të rikthehen në selitë e degëve dhe të bëjë ndarje me personat që kanë dhunuar demokracinë dhe që kanë mbajtur gjallë kërmën komuniste. Me këtë atrofi ne e kemi shumë të vështirë të rikuperohemi.

Ditët e fundit të dyja palët kanë ashpërsuar gjuhën, zoti Basha ka folur për njerëz të inkriminuar në krah të Sali Berishës. E amniston kjo zotin Basha dhe pse nuk ka folur më përpara për këto lidhje të Sali Berishës?

Vreto: E di që sot do kem shumë sharës, qoftë me pagesë, qoftë se ashtu e mendojnë por unë u them të zbusin zemrat dhe të kthjellojnë mendjen. Them të fshijnë të shkuarën jo për të mos kuptuar gabimet, por e vërteta është se Berisha apo grupi i rithemelimit me ultimatumet nuk na çon gjëkundi por i shërben Ramës. Le të presim vendimin e gjykatës. Ne nuk jemi në kohën e vikingëve, ne themi zot na ruaj nga hajdutët, qoftë të majtë qoftë të djathtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy