Milo: Në deklaratën e nesërme të Këshillit Evropian pritet mbështetja për vendet e perspektivës evropiane. Përtej fjalëve nuk do të ketë veprime konkrete

Milo: Në deklaratën e nesërme të Këshillit Evropian pritet mbështetja për vendet e perspektivës evropiane. Përtej fjalëve nuk do të ketë veprime konkrete

Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e fundit nën Presidencën suedeze të Këshillit Evropian që ka nisur në Bruksel, po diskutojnë mes tjerash edhe për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lidhur me këtë samit, ish-ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, në MCN lajme, e quan vonesë faktin që edhe 20 vite pas deklaratës së Selanikut, lidhur me perspektivën evropiane, tashmë është bërë shumë pak për integrimin e tyre. "Është e vërtetë se edhe Samiti ose Këshilli Evropian që po mbahet sot dhe nesër në Bruksel bëhen në kuadër të 20 vjetorit të deklaratës së Selanikut ku aktorët e mëdhenj të politikës evropiane në atë kohë, deklaruan me solemnitet perspektivën e evropiane të Ballkanit Perëndimor. Sot tashmë pas 20 vitesh është bërë shumë pak për të realizuar atë objektiv që ata menduan në atë kohë, sepse nga Ballkani Perëndimor thuajse Serbia dhe Mali i Zi janë ato që kanë filluar diskutimin e disa kapitujve për anëtarësim të plotë në BE, Shqipëria dhe MV kanë marrë ose janë në rrugën e fillimit të diskutimit të kapitujve por Kosova është larg pra kanë vonesë të vendeve të BE në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE dhe kjo është një problem sepse këto kërkesa që u vendosin këtyre vendeve nuk kanë qenë në praktiken e vendeve të integrimit më parë, kërkesat e tyre janë minimale. Për ish-ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, edhe në deklaratën e përbashkët që pritet të firmoset nesër të Këshillit Evropian pritet mbështetja për vendet e perspektivës evropiane, por që përtej fjalëve, nuk do të ketë veprime konkrete. "Pavarësisht deklarata optimiste nga Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së nuk mungojnë dhe nuk do të mungojnë, do të shikoni që edhe në projektin e deklaratës së Këshillit Evropian që do ët botohet nesër do të ketë tone optimiste ku do të konfirmohet sërish perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja që vendet anëtare do ti japin këtij procesi. Pra përtej fjalëve, nuk do të ketë asnjë veprim tjetër konkret, ashtu siç kanë qenë deklaratat e mëparshme ashtu do të vazhdojë të jenë edhe këto. Sepse nuk po shohim realisht të ketë hapa konkret, se dakord ata mund të mos e mohojnë këtë perspektivë, por puna është se perspektiva mbetet perspektivë dhe nuk ka hapa konkrete për ti afruar këto vende përfundimisht në BE".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy