Moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ka sjellë pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë.
Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj, era dhe deti do të jenë në drejtimin JUG- forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës, era dhe deti në drejtimin JUG forca 6-7bft në det të hapur.
“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG- forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës, era dhe deti në drejtimin JUG forca 6-7bft në det të hapur. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 10.12.2020 deri në orët e para të mëngjesit. Është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat janë ankoruar në Zvërnec”, thuhet në njoftimin e Portit Vlorë.



