Makina përplaset me trafikndarësen në aksin Tiranë-Durrës, dy të vdekur dhe një i plagosur

Makina përplaset me trafikndarësen në aksin Tiranë-Durrës, dy të vdekur dhe një i plagosur

Aksident i rëndë me pasojë dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në autostradën Tiranë-Durrës.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26-vjeçarja Silva Gjergji, dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy