Shqiptari, turku, greku dhe…2 ton kanabis në gomone (VIDEO)

Shqiptari, turku, greku dhe…2 ton kanabis në gomone (VIDEO)

Një shqiptar, një grek dhe një turk u arrestuan me 2 ton kanabis në gomone. Ngjarja është regjistruar pasditen e së shtunës në ujërat territorial të Greqisë, teksa skafi kishte mundur të depërtonte pa problem nën hundën e policisë kufitare të Sarandës.

Nga ndjekja e gjatë në det, skafistët u detyruan të shtonin shpejtësinë dhe të gjendur nën rrethimin e policisë greke, hapën zjarr ndaj tyre. Por edhe policia u kundërpërgjigj dhe për pasojë një prej trafikantëve mbeti i plagosur, ndërsa snajperat grekë qëlluan motorrët e gomones.

Skafi u bllokua në brigjet e Keas dhe ekipet speciale nxituan për ta tërhequr, duke e mbajtur në Pire. Në gomone ndodheshin një grek, një shqiptar dhe një turk, të cilët u arrestuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy