
Faqja “Homeland Justice” ka publikuar dy video survejimi Ambiental.
Lidhur me këtë çështje Donald Elmazi, pedagog dhe ekspert IT thotë se hakerat iranianë janë futur në çdo instancë të sistemeve tona qeveritare.
Duke folur përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, eksperti thekson se në sistemet tona të mbrojtjes nuk janë bërë përditësimet e avancuara dhe se antiviruset kanë qenë shumë të vjetra dhe të paafta për të mbrojtur.
Duhet thënë që hakerat iranianë që kanë më tepër se 14 muaj në sistemet tona, janë futur në çdo infrastrukturë teknologjike që kanë shërbimet qeveritare. Në databasat e tyre janë të gjitha të dhënat tona, nga të dhënat e punonjësve në administratë, janë të dhënat e SHISH, numrat e telefonit, targat dhe përdoruesit. Ata janë në çdo instancë të sistemeve tona qeveritare.
Përsa kohë themi që kanë informacion për të dhënat e SHISH mund të themi që kanë të dhënat dhe për operacione e zhvilluara nga policia dhe SHISH. Hakerat përsa kohë kanë hyrë në SHISH kanë të dhëna operacionale. Këto të dhëna përsa kohë ruhen në servera të centralizuara është defekt i sistemeve tona teknologjike sepse është më e lehtë për hakerat pasi duke u futur në sistem mund të marrin sa më shumë informacion.
Mund të bëhet një migrim i të dhënave, por ata i kanë tashmë të gjitha të dhënat, kanë hyrë në çdo server të sistemeve tona dhe agjencive që varen nga Ministritë apo instancat e tjera qeveritare. Çfarë duhet të ishte bërë, të krijoheshin simulime të sulmeve, nga vetë agjencitë që kanë përgjegjësi për këto lloj operacionesh. Duhet të bëheshin sulme të ndryshme për të parë ku kishte defekte, nuk është bërë. Unë kam informacion që standardi i avancuar që flet për update-in e infrastrukturës teknologjike nuk është bërë. Nëse kemi antiviruse që shërbejnë për ë mbrojtjen e të dhënave kanë qenë të vjetra nuk janë përditësuara.
Më tej, Elmazi tha se stafi nuk ka qenë i mirë trajnuar për t’i bërë ballë sulmeve të ndryshme dhe se në Shqipëri ka mungesë ekspertësh.
Nuk ka kosto të lartë se buxheti është përcaktuar për këto përditësime është brenda buxhetit të agjencive, s’ka të bëjë me kosto por neglizhencë njerëzore dhe mungesë e trajnimit. Abc-ja e krimit kibernetik është trajnimi i stafit. Stafi nuk është i mirë trajnuar. Një simulim është bërë nga agjencia dhe di që nivele të lartë drejtuesish kanë rënë pre e simulimit.
Në Shqipëri ka mungesë ekspertësh, është fushë e re n Shqipëri. Jashtë është një nga fushat dhe disiplinat më të kërkuara. Nuk i është kushtuar rëndësi mbrojtjes kibernetike, pagat në administratë nuk janë të kënaqshme. Nuk ka pasur nj ë zhvillim të mirëfillte të krimit kibernetik dhe në këtë mënyrë nuk kanë tërhequr ekspertët e duhur. Nuk e kanë menduar se është fort e rëndësishme. Shoh që ka një rritje të kërkesës së studentëve për t’u trajnuar në fushën e krimit kibernetik.
Gjithë të dhënat ruhen në domain-in .gov.al. Është veprim i gabuar dhe videot ku ës ë drejtuesi i policisë bashkë me anëtarët e SHISH ruhen në serverat me këtë domain.



