Fjalët e Presidentit amerikan, Joe Biden lidhur me operacionin special rus në Ukrainë, sipas të cilit Presidenti rus, Vladimir Putin, është kriminel lufte, janë fyerje për Rusinë.
Kështu tha për Ria Novosti, ministri i Brendshëm serb, Alexander Vulin.
Sipas tij, të akuzosh pa një akt akuzë dhe pa proces, është në vetvete krim lufte.
Ne serbët e dimë se si është kur gjykohesh nga xhelatët. Vladimir Putin është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike i një shteti sovran dhe ta quash atë kriminel lufte është fyerje për Rusinë dhe logjikën e shëndoshë.



