
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev triumfoi në ndeshjen e tij dhe është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike "Paris 2024".
Sportisti kuqezi triumfoi me rezultatin 12-2 ndaj bjellorusit Kadzimahamedau, në një ndeshje të dominuar gjatë gjithë kohës.
Veliev u mposht një ditë më parë në çerekfinale nga Zhamalov, por për shkak se ky i fundit shkoi në finale, mundësit të Shqipërisë iu hap rruga për të synuar medaljen e bronztë për peshën 74kg.
Chermen Valiev do të luajë me Viktor Rassadin nga Taxhikistani dhe në rast fitoreje, do të siguronte medaljen e bronztë për Shqipërinë, e cila do të ishte e para në histori.



