Rama u përgjigjet protestuesve: 100 petritat e Saliut atje te kthesa do mbesin

Rama u përgjigjet protestuesve: 100 petritat e Saliut atje te kthesa do mbesin

Kryeministri Rama ka nisur takim turin e takimeve “Bashkia që duam” dhe kësaj here ndalesa ishte në qytetin e Fierit. Por gjatë takimit me socialistët e Fierit, kreu i qeverisë është pritur me protesta nga një grup qytetarësh nën moton “Rama ik”.

Rama ka thënë se ata që protestojnë janë 100 petritat e Berishës që përfaqësojnë dëshpërimin e tij dhe se janë në kthesë e në kthesë kanë për të mbetur.

"100 petritat e Saliut atje tek kthesa, përfaqësojnë dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij. Ata në kthesë janë, në kthesë do mbeten dhe kthesën nuk kanë për ta marrë dot përsa kohë nuk do të ndahen nga kush  i ka marrë peng dhe peng ata nuk i ka marrë as qeveria dhe as PS por koka që nuk di ku i çon. Kë duan të bëjnë për budallenj këta, se mirë kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkitë. I fusin në autobusa dhe bashkë me ata që i janë mbyllur lojrat e fatit", deklaroi Rama.

Ai ka kujtuar kohën e çadrës së PD-së duke thënë se e fillonin mengjesin me himn e mbaronin diten me birra, dhe thoshin nuk ndalim nga çadra po nuk iku ky.

"Ne i morem ne Qeveri, dolen nga cadra, erdhen ne Qeveri, moren ca deshen. Nuk mbaj mend akoma se ça morën, edhe pastaj iu kujtohet sa beteja janë bërë për KQZ. Morën edhe kryetarin edhe shumicën. Nënshkruaj këtu Lulzim kush fiton qeveris, kush humbet e pranon dhe në gjuhë të huaj nuk i biem më qafë Shqipërisë. I humbën zgjedhjet, u lodh Luli nëpër Shqipëri, e fjeti gjumë gjithë verën, nuk pipëtiu njeri, zgjedhjet e para që Kolegji zgjedhor u pagua pa punë, asnjë ankesë. 7 me zero të gjitha firmat. Tani, prapë nga e para, jo në cadër por rrugëve, kë duan të bëjnë për budalla. I marrin të tërë i fusin në autobusa e vijnë atje, bashkë me ata që u mbyllen lojërat e fatit, po e hedhim njëherë zarin se nuk dihet e ca duan, shmangen qershorit që vjen, c’do bëjë Luani këtu në Fier, ca do thonë më jepni votën ta kthejmë Gjanicën si ishte, ti djegim plehrat këtu ku i kemi, ti bllokojmë prapë kanalet vaditëse”, tha Rama.

Kryeministri nuk le as Kryemadhin, teksa e shigjeton per ceshtjen e blerjes se votes dhe eshte pergjigjur per akuzat se po blen deputete e rinj te opozites.

Po te merrej zoti me zgjedhje Monikes i kishte rene rrufeja dhe larg zotit do kishim mbetur pa doktoreshe, Po pse une ia kapa doren Monikes dhe i thashe sheno emrat e tyre, apo i mbajtja doren Lulit, une Lulin e mbajtja per dore, por nuk i mbajtja doren. Atyre te tjereve u vejn mudnesi te jene ne parlament, te marrin edhe pension, pse do rrine pas Luanit keta me 100 vete ketu”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy