
Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi deklaroi në MCN Live se për herë të parë pas 32 vjetësh kemi falimentime bashkish, si pasojë keqqeverisjes së kryeministrit Rama.
Duke iu përgjigjur batutës së analistit Nazarko se PS mund t’i lërë PD-së të fitojë bashkitë e falimentuara, Bumçi tha se me këtë logjikë PD i bie të fitojë shumicën.
Mendoj që qytetarët kanë fakte të tjera para syve, që nisin me varfërinë dhe mjerimin ku gjenden në vitin e 10-të qeverisjes së Ramës, përgjegjëse e plotë për gjendjen ku gjendet vendi. Për herë të parë në Shqipëri kemi dëgjuar për falimentime bashkish, nuk ka ndodhur në 32 vjet. Kjo ndodhi si pasojë e Edi Ramës dhe mënyrës se si ai qeveris. Reforma e bërë më shumë të madhe në 2014-ën ka rezultuar dështim i plotë. Kemi një reformë ku ka gati dy herë më shumë shpenzime administrative, burokratike. E dyta shërbimet i janë larguar qytetarëve. Komunave pavarësisht problemeve që kishin, ishin më afër qytetarëve.
E pyetur sa bashki mund të fitojë PD-ja, Bumçi tha:
Kjo është përgjigjja jonë. Në një pushtet vendor që nuk ofron shërbim, po t’i pyesësh qytetarët duan të kthehen në komunat që kanë ekzistuar. Nuk u pranua referendum. Nëse do na lënë bashkitë e falimentuara, i bie të na lënë shumicën!”.
Të shkrish bashkë territore urbane dhe rurale e bën menaxhimin e bashkive të pamundur. Ka nevojë për një reformë të vërtetë. Ajo që u miratua në 2014-ën u faktua tani si e dështuar. Një sondazh i kryer nga ju do ju thonë kemi qenë më mirë në komunën e vjetër. Ato komuna kishin më pak personel, shpenzonin më pak dhe ishin të zgjedhur. Qytetarët e kanë në dorë përmes votës të votojë kundër një partie që e solli vendin në këtë gjendje”.
I pyetur nëse PD i ka lënë si zona të lira për minoritetin tre bashki në Jug, Bumçi tha se kjo Bumç është një traditë bashkëpunimi, dhe PD po nxjerr kandidat të përbashkët me PBDNJ.
Kjo nuk është e re. Këtu kemi një traditë. PD është munduar sa herë të krijojë një koalicion të gjerë. Kemi një traditë të gjatë bashkëpunimi në opozitë me PBDNJ. Në ato njësi ku pakica greke është e rëndësishme, nuk është e thënë të jetë shumica. Për të fituar ndaj një monizmi dhe për të respektuar përbërjen e këtyre njësive. Janë element i rëndësishëm dhe do t’i nxjerrim kandidatët në bashkëpunim me aleatët, në këtë rast me PBDNJ”.
Bumçi tha se zgjedhjet e 14 majit nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por janë zgjedhje politike.
Ne kemi një koalicion me partitë parlamentare dhe jo parlamentare. Edhe brenda nesh ka pasur zhvillime. Kur nisi foltoren Berisha, 4-5 deputetë ishin në mbështetje të tij, sot janë 23. Ne shikojmë një lëvizje të strukturave, të deputetëve aty ku është shumica e PD. Besoj që kjo lëvizje do vazhdojë deri në maj. Ne kemi zgjedhje lokale, por nuk janë realisht lokale, janë politike. Vendi është në situatë shumë të vështirë, jo vetëm ekonomike. Rama sot kontrollon më shumë pushtet se sa Ramiz Aliaj në 91-shin. Unë besoj se qytetarët shqiptarë në këto zgjedhje s’do votojnë vetëm për të zgjedhur një kryetar bashkie, por për t’i thënë mjaft një qeverisje që minoi një standard që gjeti.



