Kryesuesit bien në Korçë, Skënderbeu triumfon ndaj Egnatias

Kryesuesit bien në Korçë, Skënderbeu triumfon ndaj Egnatias

Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.

Franklin, ishte heroi i korçarëve, teksa shënoi dopietë në pjesën e parë. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, duke përfituar nga një goditje standarde, për ta dërguar topin në rrjetë.

E njëjta situatë ishte edhe në minutën e 40-të, kur Freklin me një devijim në zonë, e dërgoi sërish topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat.

Pjesa e dytë nisi me Egnatian në sulm, me rrogozhinbasit që rrezikuan në disa raste, por nuk ia dolën të shënojnë.

Në fundin e takimit, rrogozhinasit fituan edhe një penallti, por Aleksi, gaboi, duke gjuajtur jashtë.

Fitore e rëndësishme për Skënderbeun, që blindon vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Egnatia mban vendin e parë me 51 pikë, por rrezikojnë shumë, pasi Vllaznia e vendit të dytë, në rast se fiton me Kukësin, do shkonte në krye.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy