Dukagjin / Operacion nga ajri dhe toka, policia gjen drogë

Dukagjin / Operacion nga ajri dhe toka, policia gjen drogë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion masiv antikanabis në shkallë vendi.

Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30, ndërsa në të marrin pjesë forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva. 

Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës. Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin. Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë.

Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike.

Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka. 

Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Reneas, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.

Kreu i bluve theksoi se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit.

Operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy