Conte: Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, Rama: Më 19 tetor dielli do të lindë sërish (VIDEO)

Conte: Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, Rama: Më 19 tetor dielli do të lindë sërish (VIDEO)

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën, Kryeministri i Italisë, Giusepoe Conte, konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Conte u shpreh se Italia do ta mbështesë Shqipërinë këto ditë vendimtare ku dhe do të vendoset mbi rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

“Jam i lumtur që ndodhen këtu sot. I konfirmova Ramës se Italia mbështet çeljen e negociatave. Të premten do të mbështesim këtë pozicion. Jam i bindur se çelja e negociatave është një mënyrë për të zhvilluar Shqipërinë, në të gjitha asketet. Çelja e negociatave është instrumeti më i mië për të garantuar zhvillimin si nga aspekti politik, ekonomik dhe sigurisë. Hyrja e Ballkanit në BE është një objektiv thelbësor në procesin e integrimit të këtij rajoni. Nuk është vetëm një kalim konkret por edhe fakti që ndodhem sot këtu, në një ditë të angazhuar për qeverinë italiane. Gjendem këtu pasi edhe në BE po diskutohet për këtë. Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave. Janë mjaft inkurajuese dhe që kërkojnë edhe një mbështetje të gjerë. Populli është shprehur pro anëtarësimi dhe ndaj kjo përbën edhe një shtysë më tej që institucionet të ecin më tej dhe të mos zhgënjehen.

Nëse do të ketë shtyje do të ketë edhe një zbehje të dëshirës. Në këtë rrugëtim të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave kryesisht të drejtësisë, që kanë të bëjnë edhe me sfida sikur ka të bëjë me funksionimin e institucioneve kryesore. Biseda jonë u ndal edhe në një bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit. Aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, do të jetë një sinjal i pjekurisë së saj. Duke përfshirë përgjegjësinë që po dëshmon shumica. Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica t'i propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv. Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera dhe që të zhvillohet pa parakushte. Duhet të forcojmë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Ne jemi të kënaqur, pasi jemi partneri i parë tregtar me Shqipërinë”, u shpreh kryeministri Conte.

Sa i përket krizës politike në vendin tonë, Conte pati një këshillë për Ramën. “Mazhoranca duhet t’i propozojë opozitës një platformë për një dialog, e cili duhet të zhvillohet pa parakushte”, tha ai.

Conte ka theksuar se është në detyrën dhe përgjegjësinë e qeverisë që të paraqesë një platformë dhe të hyjë në bisedime me opozitën për ta nxjerrë vendin nga kriza politike.

Nga ana e tij, kryeministri, Edi Rama, falenderoi homologun e tij italian për qëndrimin konsistent që Italia ka mbajtur në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit.

Në konferencën e përbashkët me homologun italian, Rama tha se më “më 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur”.

“Për ne Evropa është një hapësirë sigurie. Ne vijmë nga një epokë jo shumë e largët në kohë, ku gjendeshim si Koreja e Veriut e Evropës, kemi parë luftën me sytë tanë.

Gjysma e kosovarëve braktisën shtëpitë e tyre dhe mbërritën te ne, kur ne ishim të rritur, të pjekur. Historia nuk është thjesht një film bardhë e zi. Është rrugëtimi i vetëm, jo për Evropën, por për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet të së drejtës, në një shtet evropian. Ne nuk po kërkojmë dhuratë, lëmosh, por atë që na përket. Ne po kërkojmë vetëm të çelen negociatat, më tej do tregojmë se duam të bëhemi pjesë e BE.

Në këto momente, shumë prej vendeve anëtare të BE, po të ishin në vendin tonë, do të kishin bërë të njëjtën gjë. Më 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur. Nëse nuk do të kemi një “PO” të qartë, do ta marrim parasysh dhe do të vijojnë, sepse në fund të fundit, ky rrugëtim është për ne”, deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy