Një grua në Kinë gjeti një mënyrë të zgjuar për të shpëtuar nga borxhet. Zhu Najuan, 59 vjeçe, duhej të paguante një borxh prej 25 milionë juan (3.71 milionë dollarë), pas një vendimi që gjykata dha ndaj saj.
Por për të shmangur këtë, ajo iu nënshtrua një operacioni plastik që i ndryshoi tërësisht pamjen. Pasi siguroi disa dokumente të rreme identiteti, ajo vendosi të largohej me tren nga vendi ku jetonte.
Por pavarësisht pamjes tërësisht të re, policia e arrestoi pa mundur të arratisej. “Mbetëm pa fjalë kur e kapëm. Ajo dukej një grua në të 30-at dhe pamja e saj nuk kishte lidhje me fotot që ne kishim”, thanë policët që bënë arrestimin. / RT /



