Për disa kompani pandemia e koronavirusit ndikoi pozitivisht përsa i përket rritjes së fitimeve.
Të ardhurat u katërfishuan krahasuar me vitin e kaluar për Zoom, kompania kaliforniane e specializuar në shërbimet e telekonferencës.
Falë bumit që patën këto shërbime gjatë kohës së pandemisë, në tremujorin e dytë të vitit “Zoom Video Communication” fitoi 663.5 milion dollarë, shumë më lart se parashikimet dhe 355% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Stoku i grupit u ngrit dje në tregti pas orësh në Ëall Street, duke arritur në 10%.
Zoom ka rregulluar vlerësimet për vitin fiskal me më shumë se 30%, duke i sjellë ato midis 2.37 dhe 2.39 miliardë dollarë krahasuar me 1.78-1.80 miliardë lekë të vlerësuara më parë.



