Përmbytjet, një e treta e Pakistanit është nën ujë, më shumë se 3 milionë fëmijë në rrezik

Përmbytjet, një e treta e Pakistanit është nën ujë, më shumë se 3 milionë fëmijë në rrezik

Shirat e dendur të musonit lanë një të tretën e Pakistanit nën ujë, duke prekur më shumë se 33 milionë njerëz. 

Ky është alarmi i lëshuar sot nga Unicef, i cili thekson se gjysma e këtyre njerëzve janë fëmijë dhe se prej tyre të paktën 3.4 milionë kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme.

Në një intervistë të fundit me rrjetin televiziv CNBC, Bilawal Bhutto Zardari, Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit i përcaktoi një fatkeqësi klimatike me përmasa biblike përmbytjet që vranë mbi një mijë njerëz, duke zhytur më shumë se 25 mijë kilometra katrorë tokë me dëme të vlerësuara që mund të kalojë 10 miliardë dollarë.

"Përmbytjet kanë lënë fëmijë dhe familje të pastrehë, pa akses në nevojat themelore," tha Abdullah Fadil, përfaqësues i UNICEF-it në Pakistan. Agjencia denoncon rrezikun e lartë të një epidemie të sëmundjeve të shkaktuara nga uji, si kolera, diarreja, dengoja dhe malaria.

Unicef-i tashmë ka dorëzuar 32 tonë furnizime mjekësore shpëtimtare dhe ndihma të tjera urgjente dhe një ngarkesë e dytë prej 34 tonësh furnizime humanitare pritet të arrijë të martën, pavarësisht vështirësisë për të arritur tek marrësit. Të paktën 5,000 kilometra rrugë dhe rreth 160 ura janë shkatërruar ose dëmtuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy