
Shkatërrimi i teatrit të Mariupolit, i cili ndodhi në mes të marsit, vend ku kishin gjetur strehim qindra qytetarë ukrainas, duhet të klasifikohet si një krim lufte i kryer nga të forcat e armatosura ruse.
Një deklaratë e tillë u bë nga Amnesty International në një raport të fundit lidhur me krimet e kryera në Ukrainë.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se numri i viktimave mund të jetë më i ulët se sa mendohej fillimisht.
Amnesty foli për dhjetëra të mbijetuar dhe dëshmitarë nga bombardimi i 16 marsit, pasi mblodhi prova duke përfshirë foto, video dhe imazhe satelitore.
Analiza e ndikimit të raketave në teatër sugjeroi nga gjetjet një shpërthim prej 400-800 kilogramë eksploziv, ku Amnesty shton se ndoshta ishin përdorur dy bomba 500 kilogramëshe.



