Moti i keq në Veri/ Druni: Problematika në Vermosh e Lëpushë. Simoni: 20 cm dëborë në Mirditë (VIDEO)  

Moti i keq në Veri/ Druni: Problematika në Vermosh e Lëpushë. Simoni: 20 cm dëborë në Mirditë (VIDEO)  

Moti i keq, i shoqëruar me reshje bore, ka krijuar vështirësi në Veri të vendit, në zonat malore te qarkut Lezhë dhe Shkodër.

Vështirësi qarkullimi ka patur në segmentin Kallmet-Ungrenj, si dhe në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës.

Reporteri Juli Simoni në një raportim për MCN Live bën me dije: 

“Situata në qarkun e Lezhës ka nisur të përmirësohet. Në zonat malore të bashkisë Mirditë, Fan dhe Orosh dhe Selitë trashësia e borës ka arritur në 20 cm, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Përgjatë natës është punuar me mjetet e Bashkisë Mirditë për pastrimin e akseve rrugore dhe deri tani s’ka pasur problematika. Edhe në Rrugën e Kombit vijon lëvizja pa probleme. Intensiteti i erës ka rënë, kjo i ka dhënë mundësi punonjësve të OSHEE-së për rikthimin e energjisë elektrike, ku pjesa më e madhe e defekteve janë riparuar. Pjesa më e madhe e territorit s’ka probleme me furnizimin me energjinë elektrike".

Reporterja Bendis Druni në një raportim për MCN Live bën me dije:

E diela në Shkodër është zgjuar me reshje bore që kanë pushtuar zonat malore. Flasim këtu për Qafë Thore-Theth që është një nga pikat turistike më të frekuentuara, ku ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar. Ka pasur reshje deri në 5 cm në këtë zonë. Edhe Razma është përfshirë nga bora, por me intensitet të ulët, dhe s’ka paraqitur problematika. Problematika ka patur në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës, pasi reshjet kanë qenë intensive, kanë nisur në orët e para të së shtunës. Ajo që e ka bërë problematike situatën është se kompanisë i është mbaruar kontrata dhe s’i është rinovuar. Për këtë arsye kompania është tërhequr dhe ka marrë makineritë me vete".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy