
Një konflikt i çastit mes tre shtetasve ka degjeneruar më pas në një sherr masiv mes familjarëve të tyre në Bulqizë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim.



