Koreja e Veriut lëshoi 330 balona plot me mbeturina në Jug, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.
“Deri më tani rreth 80 balona kanë rënë në zonën tonë”, tha shefi i shtabit të Seulit në një deklaratë.
Analiza e balonave tregoi se nuk përmbanin “substanca të rrezikshme”.

“Koreja e Veriut po angazhohet në një tjetër provokim të nivelit të ulët duke lëshuar balona plehrash në zonat tona civile”, shkroi Oh Se-Hoon, kryebashkiaku i Seulit, në një postim në Facebook.
Dërgimi i balonave me mbeturina është përgjigja e Phenianit ndaj aktivistëve të Koresë së Jugut që dërguan fletëpalosje propagandistike në Veri.



