Tatimi i profesioneve të lira, Soko: Do ushqehet eksodi, preket shtresa më delikate e shoqërisë

Tatimi i profesioneve të lira, Soko: Do ushqehet eksodi, preket shtresa më delikate e shoqërisë

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, vendimin e qeverisë për tatimin me 15-23% të profesioneve të lira sheh si të rëndësishëm pjesën social-ekonomike, duke thënë se numri i personave në profile të tilla është rreth 100 mijë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Soko deklaroi se po goditet një pjesë e jetës social-ekonomike e vendit e cila është më delikatja.

Sipas tij, të gjithë të vetëpunësuarit, nuk i rëndojnë buxhetit të shtetit, kur mund ta bënin këtë, por i vetëpunësuari ka gjetur mundësinë për tu punësuar në një biznes të vetin, duke qenë kontributor për shoqërinë.

Soko tha se pesha që shteti do të përfitojë nga kjo masë fiskale është shumë e vogël.

Gjithë vëllimi i aktivitetit të tyre në vit shkon 2-3 miliardë lekë dhe vetëm ¼ e kësaj vlere i shkon buxhetit të shtetit.

Nuk ia vlen barra qiranë që ti të ngacmosh një segment kaq delikat të shoqërisë dhe të krijosh disa problematika që mund të shkaktojnë shumë më tepër dëm se përfitimi që merr.

Dhe përfitimi që merr qeveria është me shumë kosto, vetëm angazhimi i Drejtorisë së Tatimeve për të mbledhur këto 5 milionë euro nuk ia vlen.

Dëmi që na shkakton, problemi i madh është se po targetojmë shtresën e mesme që është pjesa më delikate e shoqërisë.

Të vetëpunësuarit janë ata që po ushqejnë karburantin e eksodit të shoqërisë shqiptare.

Profesionet e lira janë mjekët, inxhinierët, ekonomistët, zejtarët, riparuesit, profesione të tilla elektriçist etj., të cilët gjithnjë e më tepër po i mungojnë tregut.

Duke i ushtruar më shumë presion, ti e ke të sigurtë që do të ikin larg.

Në vijim shtoi se në vend që shteti të bëjë politika për t’i mbajtur, i shtyn që të largohen, duke krijuar vakanca në treg për shkak të presionit të ushtruar nga shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy