Batutat e Ramës: Hyre në burg se u talle me një sekretar partie, tani i thua kryeministrit mjaft se...

Batutat e Ramës: Hyre në burg se u talle me një sekretar partie, tani i thua kryeministrit mjaft se...

Kryeministri Edi Rama morri pjesë në inaugurimin e muzeut më te ri të Gjetheve në Tiranë. 

"Shtëpia me Gjethe" perdorej per zyrat e shtetit ne kohen e komunizmit. dhe sipas Ramës, brenda saj, “fshihet një thesar i kujtesës sonë kolektive, na jep mundësi të zbulojmë pjesëza të një mozaiku që mbetet ende për t’u zbuluar plotësisht me ngjarje, personazhe, lidhje mes shtetit, njerëzve, periudhave, që janë deri këtu sot të mbuluara nga pluhuri i harresës”.

Por gjatë fjalës së tij nuk munguan as batutat me të ftuarit.

Teksa në fjalën e tij, Daut Gumeni i tha Ramës të mos e zgjaste shumë fjalën se kishte një aktivitet tjetër më pas që e prisnin.

“Kam akoma edhe 3 faqe të tjera, por ky është muzeu që pavarësisht statusit të kryeministrit, duhen dëgjuar ata për të cilët në fund të ditës është shumë e rëndësishme sot që hapen dyert e këtij muzeu dhe unë mund të bëj kryeministrin jashtë këtij oborri, ndërsa brenda këtij oborri është Dauti që vendos për axhendën dhe kohën e fjalës sime

Ti hyre në burg dhe se di sa vite mbete brenda se u talle me foton e një sekretari partie por ja ku je gjallë ndërkohë që ai tjetri është në botën tjetër dhe ke mundësi ti thuash kryeministrit boll tani se shumë e zgjate”, ia ktheu Rama.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy