OpenAI dhe Sam Altman i përgjigjen akuzave të Elon Musk për 'tradhti'

OpenAI dhe Sam Altman i përgjigjen akuzave të Elon Musk për 'tradhti'

OpenAI, kompania që zhvilloi ChatGPT ka mohuar akuzat që Elon Musk ngriti disa ditë më parë duke pretenduar se ata kanë braktisur misionin kryesor të kompanisë për të zhvilluar inteligjencën artificiale në dobi të njerëzimit.

Musk, i cili bashkëthemeloi OpenAI në 2015 me Sam Altman u largua nga organizata në vitin 2018 dhe u bë një nga kritikët e saj më të zëshëm.

Ne nuk i pranojmë akuzat e Elon Musk. Jemi të trishtuar që situata ka ardhur deri në këtë pikë me një person që ne e kemi admiruar thellësisht, një person që na ka shtyrë të synojmë për më  të mirën dhe që më pas na tha se do të dështonim.

Musk themeloi që tjetër kompani që na konkurronte dhe më pas ngriti padi kur ne filluam të bëjmë përparime në misionin e Open AI, por pa të.

Altman dhe kolegët e tij thanë gjithashtu se kompania e tyre po ofron akses falas në inteligjencën artificiale për organizatat dhe vendet, përfshirë Shqipërinë, e cila po përdor mjetet OpenAI për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy