Këlliçi: Jemi në periudhë reflektimi. Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët për të parë përpara

Këlliçi: Jemi në periudhë reflektimi. Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët për të parë përpara

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, teksa futej në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, komentoi zgjedhjet e 14 majit.

Këlliçi, i cili si kandidat i koalicionit opozitar, humbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, vuri theksin te fakti se ka pasur vjedhje votash, dhe tha se aktualisht demokratët kanë hyrë në një periudhë reflektimi.

 Si faktor kryesor ai sheh tejkalimin që i duhet bërë hatërmbetjeve brenda forcës së djathtë politike.

Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se ka pasur vjedhje të votave. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash.

Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet. Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, pra të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh.

Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se ça nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në zgjedhje.

Të mblidhemi dhe të flasim. Kjo duhet të shërbejë si periudhë reflektimi edhe për ne. Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët për të parë përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy