
Leku vijon të forcohet përballë monedhës së huaj euro, e cila po bie në mënyrë të vazhdueshme. Eksperti i ekonomisë Zef Preci, përvec fluksit të turistëve e lidh këtë situatë edhe me hyrjen e parave të jashtëligjshme në vend, që vijnë nga aktivitete kriminale. Ai flet edhe për ndikimin e rënies së lirës në ekonominë tonë.



