Vijon në GJKKO seanca në të cilën do të vendoset masa e sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të arrestuar dy ditë më parë.
MCN TV ka siguruar pamjet e ish-kryebashkiakut në GJKKO.
Seanca gjyqësore ka nisur mëngjesin e sotëm në orën 10:00.
Aktualisht Vangjush Dako po mbahet te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza", ndërsa avokati i tij Petrit Ismaili, e ka cilësuar si të panevojshëm arrestin me burg, duke thënë se SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.
Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste.



