Rrëfehet pas lirimit nga burgu vrasësi i Giovanni Falcone: I kërkoj falje të afërmve të viktimave

Rrëfehet pas lirimit nga burgu vrasësi i Giovanni Falcone: I kërkoj falje të afërmve të viktimave

Ka bërë shumë bujë në vendin fqinj, lirimi nga burgu pas 25 vitesh i Giovanni Bruscas, njeriut që fshihej pas atentatit të masakrës së Capaci-t, ku mbetën të vrarë gjyqtari Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojat. Brusca, i njohur me pseudonimin “derri”, thuhet se është autor i mbi 150 vrasjeve, përshirë dhe atë të një fëmije 11vjeç, të cilit ia shkriu trupin me acid.

Ai u arrestua në vitin 1996, ndërsa disa vite më vonë, u shpall si i penduari i drejtësisë dhe ndihmoi në identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mafies së rrezikshme Cosa Nostras. Pas daljes më 31 maj, Brusca, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Corriere della Sera në Itali.

Ai ka shprehur ndjesën e tij ndaj çdo gjëje që ka bërë në të kaluarën, ku i kërkoi falje familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke shtuar se ka krijuar shumë dhimbje e trishtim. Ndër të tjera, ai i kërkoi falje gruas dhe djalit të tij, të cilët sipas Bruscas kanë vuajtur së tepërmi nga gabimet e tij.

Mendova dhe vendosa ta jap këtë intervistë: Nuk e di se ku do të më çojë, çfarë do të ndodhë, thjesht shpresoj të kuptohem. Vendosa të bëj këtë gjë për të mbyllur ‘llogaritë’ edhe me veten time, sepse ka ardhur koha ta tregoj fytyrën time, edhe nëse nuk mundem për arsye sigurie, por thellë brenda meje qëllimi është për ta bërë atë.

Dua tu kërkoj falje, të gjithë të afërmeve të viktimave, të cilëve u kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim. Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe t’u jap një shpjegim qoftë minimal shumë peronave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe unë dua ti kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët për fajin tim kanë vuajtur dhe po paguajnë edhe indirekt për ato që kanë qenë zgjedhjet e mia: së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë gjithmonë denigrohen, përçmohen, kur përkundrazi besoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore.

Sepse na lejon t’i japim fund kësaj, Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një zinxhir vdekjeje, një fabrikë vdekjeje, as më shumë e as më pak. Një agoni e vazhdueshme”, tha Brusca në rrëfim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy