Izraeli i ka dhënë qeverisë në Kiev "informacione të Inteligjencës, të dobishme për goditjen e dronëve iranianë" të përdorur nga forcat ruse në Ukrainë tha për "New York Times" një një zyrtar ukrainas që donte të mbetej anonim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak, tha se dronët kamikaze iranianë "u zhvilluan si një aftësi masive për të shënjestruar Izraelin dhe jo Ukrainën".
Iranianët "po përdorin Ukrainën si një terren testimi, për të parë dobësitë, për t'i përmirësuar ato dhe herët a vonë ata do t'i përdorin ato kundër Izraelit," shtoi ai.



