Paloka: Nuk kthehet ’97-a, Rama përpiqet të dekurajojë protestën

Paloka: Nuk kthehet ’97-a, Rama përpiqet të dekurajojë protestën

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha sot se opozita është këmbëngulëse në kërkesat e saj deri në krijimin e qeverisë teknike. Gjatë fjalës sot në atë që PD e quan “Parlamenti i çadrës”, Paloka tha se kërcënimet se protesta e opozitës do të kthejë situata si ajo e vitit 1997, janë thjesht për të frikësuar shqiptarët që duan të protestojnë.

Pjesë nga fjala e Palokës

E dini historinë e gomarit që po e hante ujku dhe thoshte se ishalla jam në ëndërr. Kjo lëvizje ka vetëm një fund. Atë që e kemi thënë dhjetëra herë. Kjo lëvizje mbaron kur shqiptarët të kenë mundësi për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ta harrojë kushdo, Edi Rama apo ata që ka pas, se me banda kriminale do të ndryshojë vullnetin e popullit. Në një emision para dy ditësh e patë zotërinë në natyrën e tij tipike duke u përdredhur. Është nga ata që me të varfrit e të vobekëtit bën të fortin dhe arrogantin. Por në momentin që ndodhet përballë të fortit, lëpihet dhe zhgërryhet.

Rama është mbyllur pas një nape të zezë. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë në mënyrë paqësore. Doli kërcënoi me ’97. E bën për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët se gjoja po ndoqët PD-në, rrezikoni të ktheni ’97. Ne e dimë shumë mirë se për karrigen e tij, ai shet këdo, ai përdor familjen. Ne jemi të sigurtë në fitoren tonë. Nuk ka bandë që të përballet me popullin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy