
Ky ishte një rreshtim i pazakontë ndërfetar në zemër të Jerusalemit ku udhëheqës hebrenj, të krishterë, myslimanë me veshjet e tyre tradicionale bënë lutjen e tyre për paqen në Ukrainë.
Vendi ku u zhvillua lutja ishte simbolik, Sheshi i Moskës, jashtë një kompleksi të Kishës Ortodokse Ruse.
Ne jemi këtu për të shprehur para së gjithash solidaritetin tonë për popullin e Ukrainës që po vuan këtë luftë të tmerrshme që ne nuk mund ta kuptojmë dhe justifikojmë fare.
Një letër drejtuar Patriarkut Kirill të Moskës e nënshkruar nga 150 udhëheqës fetarë nga e gjithë bota është ngjitur në portën e kompleksit, duke i kërkuar atij të përdorë ndikimin e tij në Kremlin.
Në dritën e lidhjes tuaj të ngushtë me presidentin Vladimir Putin, ne ju bëjmë thirrje që të kërkoni që ai të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar konfliktin. Feja duhet të jetë një forcë për paqen, mos e lini të luajë në luftën e kombeve.



